Flash

Lajm i Fundit/ Rexhep Rraja transferohet i prangosur nga Durrësi në Krujë (Video)

Lapsi.al 2 October 2018
Lajm i Fundit/ Rexhep Rraja transferohet i prangosur nga Durrësi në

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja transferohet mëngjesin e sotëm nga Durrësi në Krujë.

Kjo lëvizje vjen pasi mbrëmë e Xhisiela Maloku doli në intervistë në dy televizione duke dhënë një version ndryshe nga dëshmia e saj në polici.

Rrahman Rraja i akuzuar për dhunimin e Xhisiela Malokut, do të dalë sot para Gjykatës së Krujës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Rexhep Rraja u arrestua paraditen e së dielës 30 shtator, teksa ndodhej në një biznes që jepte makina me qera pranë Rinasit.

Ndaj tij është ngritur vetëm akuza e "përndjekjes". Ndërkohë ekspertiza mjekoligjore vërtetonte se ndaj 25 vjeçares Xhisiela Maloku ishte ushtruar dhunë, duke i djegur cigare në trup si dhe duke e goditur me qytën e pistoletës.

Mjekësia ligjore dorëzoi më 27 shtator në Prokurorinë e Krujës aktin e ekspertimit të Xhisiela Malokut duke vlerësuar se ajo ka dëmtime fizike të cilat klasifikohen si rrahje dhe për të cilat ligjërisht, jepet raport deri në 9 ditë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=zVff_YtX5dc&feature=youtu.be

Të këshilluara

Enigma e taksisë që solli Xhisiela Malokun

Intervista e Xhisiela Malokut, vajzës së përdhunuar nga djali i deputetit të PS-së, shton akoma më shumë pikëpyetjet mbi vërtetësinë e saj. Një enigmë më vete m...

22:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI