Flash

Donin ta kapnin, por e plagosën pa dashje me armë. Policia presion mbi të riun: Thuaj që rashë nga motori (VIDEO)

Lapsi.al 2 October 2018
Donin ta kapnin, por e plagosën pa dashje me armë. Policia presion mbi

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka denoncuar publikisht dhunimin nga policia të një të riu dhe më pas tentativën për të fshehur ngjarjen. Në videot e publikuara nga Salianji, Sidian Tabaku shfaqet me shenja dhune në fytyrë, ndërsa deklaron se policia i ka kërkuar të deklarojë se ra nga motori.

“I plagosuri ndodhet ne spital ne shtetrrethim qe policia te fshehë ngjarjen. As familjaret dhe askush nuk lehohet te takoje qytetarin”, shkruan më tej deputeti i PD. Ngjara ndodhi mbrëmjen e kaluar. Pas denoncimit të Salianjit, ka reaguar edhe Policia e Shtetit.

SHÇBA ka reaguar në lidhje me akuzat që janë bërë duke shtuar se ka nisur një procedim për të riun, i cili nuk u është bindur urdhrave të uniformave blu.

Më tej në njoftimin për mediat, shkruhet se punonjësi i Policisë më afër tij, në ndjekje e sipër ka dyshuar se shtetasi S.T. ka patur në dorë një send të dyshimtë si armë zjarri.

“Kështu efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit për ta mbushur, për çdo eventualitet a rrezik, pasi ndjekja po vijonte në gjysëm errësirë në rrugica. Në këto kushte arma e punonjësit të Policisë ka realizuar qitje të pavullnetshme. Pas kësaj, punonjësit e Policisë kanë vijuar ndjekjen për rreth 100 metra dhe arritën ta kapin 28-vjeçarin. Patrulla kur e konstatoi gjendjen e tij, i ka dhënë ndihmën e parë dhe e shoqëroi S.T. për ndihmë në spital me ambulancë, pasi kishte dëmtime në fytyrë, shkaktuar nga rrëzimi me motorr dhe në pjesën e pulpës së këmbës”, thuhet në njoftimin e policisë, e cila sqaron gjithashtu se ka nisur hetimi ndaj efektivit B.B për veprën penale “Plagosje nga pakujdesia”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI