Flash

Xhisiela akuzon Top Channel për manipulim të intervistës pa e parë atë

Lapsi.al 1 October 2018
Xhisiela akuzon Top Channel për manipulim të intervistës pa e

25-vjeçarja Xhisiela Maloku u shfaq LIVE në emisionin “Opinion” pas intervistës së dhënë për gazetaren Eni Vasili në Top Channel. Nisur nga vërejtjet e gazetarëve në studio të cilët ishin dyshues për versionin e ri që ajo jep për ngjarjet ajo e ka humbur qetësinë.

Gazetari Mentor Kikia i kujtoi deklaratën e gazetares Anila Hoxha në TCH se Xhisiela gënjeu kur tha se lëvizte me taksi ndërsa ata e kishin parë se kush e kishte shoqëruar. Por vajza e re u hodh në sulm duke akuzuar se ia kishin manipuluar intervistën në TCH.

“Kam shkuar me taksi. Kam lëvizur me taksi. Nuk dua të bëj publike jetën e të gjithëve që janë rreth meje. Kjo është intervista ime e fundit. Unë në TCH kam dhënë dy intervista. Kam dhënë një tjetër para dy ditësh dhe më thanë që nuk do të transmetohet sepse ka probleme me zërin. Intervista që është transmetuar sot në TCH është e montuar. Ata kanë vënë ato që kanë dashur” – tha Xhisiela e nervozuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Enigma e taksisë që solli Xhisiela Malokun

Intervista e Xhisiela Malokut, vajzës së përdhunuar nga djali i deputetit të PS-së, shton akoma më shumë pikëpyetjet mbi vërtetësinë e saj. Një enigmë më vete m...

22:37

Telekom Albania nxirret në shitje

Telekom Albania është në negociata për shitje me disa blerës potencialë nga Turqia, Greqia, Bullgaria, Serbia e Çekia pasi kompania mëmë, Telekomi i Gjermanisë,...

20:11

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI