Flash

Reagon Basha: Xhisiela bëri sot atë që bën çdo njeri i tmerruar nga bandat

Lapsi.al 1 October 2018
Reagon Basha: Xhisiela bëri sot atë që bën çdo njeri

Pas dy intervistave të Xhisiela Malokut në 'Open' dhe 'Opinion', ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha. Përmes një deklarate, ai thotë se Xhisiela u detyrua të mohojë gjithcka sepse e di cfarë bandash ka përballë.

"Është tronditëse të shohësh një të mbijetuar të përdhunimit dhe të dhunës të mohojë përdhunimin dhe torturën për të mbetur gjallë! Xhiseila e di shumë mirë se çfarë kriminelësh gjakftohtë dhe të pamëshirshëm janë ata, ai që e përdhunoi dhe ata që e mbrojnë përdhunuesin, ndaj ajo bëri sot atë që bën çdo njeri i tmerruar që kërkon të mbijetojë: mbrojti veten dhe familjen e saj.  Rrahman Rrahja është pjesë e një prej bandave kriminale që sundojnë dhe terrorizojnë Shqipërinë. Sot në Shqipëri nuk ka më as polici, as prokurori, as drejtësi as parlament. Parlamenti dhe drejtësia kanë rënë, dhe në vend të tyre sundon banda e Ramës, Rrahjave, Habilajve, Bajrëve, Shullazëve me shokë", thotë Basha.

Të këshilluara

Enigma e taksisë që solli Xhisiela Malokun

Intervista e Xhisiela Malokut, vajzës së përdhunuar nga djali i deputetit të PS-së, shton akoma më shumë pikëpyetjet mbi vërtetësinë e saj. Një enigmë më vete m...

22:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI