Flash

Prangosja e Rexhep Rrajës, reagon Rama: “Arrestim fasadë”, një prurje e re e jashtënxjerrjes politike

Lapsi.al 1 October 2018
Prangosja e Rexhep Rrajës, reagon Rama: “Arrestim fasadë”,

Pas arrestimit të djalit të deputeti të PS-së Rrahman Rraj, ka reaguar ehde kryeministri Edi Rama. Ai përmes një postimi në Twitter ka folur për arrestimin e djalit të deputetit Rrahman Rraja, i akuzuar për dhunimin dhe përndjekjen e ish të dashurës Xhisiela Maloku.

Rama i është përgjigjur akuzave të PD që e konsideroi arrestimin e Rexhep Rrajës si fasade dhe truk për të mbyllur skandalin. Sipas kryeministrit, vajza po kthehet në mish për topat e dëshpërimit opozitar.

“Arrestim fasadë”! Ja dhe një prurje e re e jashtënxjerrjes politike mbi vajzën e kthyer në mish për topat e dëshpërimit opozitar! Domethënës sulmi ndaj prokurorisë: Gratë prokurore s’janë as gra, as nëna, as vajza po bashkëpunëtore të krimit. Mjerë kush i beson këta të paudhë.” – shkruan Rama në Tëitter.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI