Flash

PD akuza Arta Markut: Zgjodhi akuzën më lehtë për Rexhep Rrahjen

Lapsi.al 1 October 2018
PD akuza Arta Markut: Zgjodhi akuzën më lehtë për Rexhep

Lidhur me rastin e Xhisiela Malokut, që ka tronditur opionin publik për fshehjen që Policia tentoi t’i bëjë ngjarjes, Partia Demokratike i ka bërë thirrje qytetarëve sot për t’iu bashkuar protestës përpara kryeministrisë për t'i dhënë fund lidhjes së pushtetit me krimin.

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, deklaroi se Policia e Shtetit ka kryer së fundmi, një arrestim vetëm për fasadë për djalin e deputetit Rexhep Rrahja dhe me akuzën e lehtë “përndjekje” që i është dhënë për një vajze të re që ka torturuar, pas 6 muajsh ai del nga burgu.

“Me akuzën më të lehtë, për përndjekje, - tha Tabaku, - pushteti i Edi Ramës i ka dhënë lehtësi dhe nëse shpallet fajtor i biri i deputetit do të dalë pas 6 muajsh. Xhisiela vazhdon të jetën nën kërcënimin e bandës në pushtet; ajo nuk është marrë akoma nën mbrojtje sepse asnjë institucion sot nuk funksionon qëllimshëm.

Policia bëri gjithçka për të fshirë gjurmët e krimit dhe tani arrestimin për fasadë. Ky është truku që Rama po përdor për të mbyllur skandalin. Nëse ne i tolerojmë në heshtje, radha do të vijë edhe për fëmijët tanë. Sot në orën 17:30 të protestojmë që së bashku ta ndalim krimin.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI