Flash

“Emiljano Nuhu është horr”, PD: Policia nxjerr zbuluar Edi Ramën

Lapsi.al 1 October 2018
“Emiljano Nuhu është horr”, PD: Policia nxjerr zbuluar Edi

Partia Demokratike i ka thënë sot se qëndrimi i Policisë së Shtetit për sjellje korrekte ndaj denoncimit të Xhisela Malokut, nxjerr zbuluar kryeministrin Edi Rama që e quajti horr, Emiljano Nuhun.  Ja cfarë thuhet në deklaratën e PD-së.

Që prej 21 korrikut, kur Xhisiela Maloku bëri denoncim për përdhunim, kanosje me armë dhe kërcënim për jetën ndaj djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, korrektesa e Policisë së Shtetit përfaqësohet vetëm nga nënkomisar Emiljano Nuhu.

Për shkak se oficeri i policisë, mori anën e ligjit dhe jo të krimit, sot kemi gjurmë të denoncimit!

Për shkak të guximit dhe përgjegjshmërisë qytetare të atij që Edi Rama e kërcënoi dhe e quajti horr, qytetarët po njohin të vërtetën se Policia nuk u shërben atyre, por kriminelëve.

Është mashtrim qëndrimi i Policisë se ndjekja penale nuk u mbyll edhe pas tërheqjes së kallëzimit nga vajza e dhunuar. Ligji e detyron policinë që, për veprat penale që ka kryer djali i deputetit, të mos e mbyllë çështjen edhe kur denoncuesi tërhiqet.

Qëndrimi i sotëm i policisë për sjellje korrekte të saj që prej fillimit të denoncimit, përgënjeshtron kryeministrin Edi Rama se Emiljano Nuhu është një horr që ka shkelur ligjin dhe duhet ndjekur këmba-këmbës.

Të këshilluara

Tjetër tërmet lëkund Shqipërinë

Tjetër tërmet ka rënë sot në Shqipëri. Me epiqendër në Lalz, Durrës, lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë, Krujë, Rrogozhinë e zonat përreth.S hërbimi i Institu...

15:54

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI