Flash

Deputeti Rrahman Rraja e thotë troç: Nuk largohem nga PS, djali im nuk ka kryer dhunë

Lapsi.al 1 October 2018
Deputeti Rrahman Rraja e thotë troç: Nuk largohem nga PS, djali im

Një ditë pas arrestimit të djalit të tij, pasi akuzohet për përndjekje të ish-të dashurës, Xhisiela Maloku, deputeti i PS Rrahman Rraja ka thyer heshtjen.

Nga jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, deputeti i doli në mbrojtje djali të tij, ndërsa tha se Rexhep Rraja nuk kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës. Po ashtu Rraja deklaroi vendosmërinë e tij se nuk do të largohej nga grupi parlamentar i PS.

“Djali im nuk ka kryer dhunë, e keni gabim. Nuk largohem nga PS”, tha Rraja duke iu drejtuar gazetarëve. Ditën e sotme grupi parlamentar i PS-së zhvilloi një mbledhje, ndërkohë që Rraja nuk ishte prezent.

Ditën e djeshme pak pas arrestimit të të riut, partitë opozitare reaguan, ndërsa kërkuan që të merreshin masa edhe për Rrahman Rrajan.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI