Flash

Deputeti i PS, Rrahman Rraja në Facebook: S’bëhem prokuror i djalit, i takon drejtësisë

Lapsi.al 1 October 2018
Deputeti i PS, Rrahman Rraja në Facebook: S’bëhem prokuror i

Pas akuzave publike dhe denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu se djali i tij e ka kërcënuar për të fshehur një përdhunim, deputeti i PS-së Rrahman Rraja ka reaguar sërish. Kësaj here përmes një statusi në ‘Facebook’ ai tha se nuk ka bërë kurrë presion ndaj policisë.

Rraja pohoi se ai nuk bëhej prokurori i djalit të tij, i cili qëndron pas hekurave nën akuzën e përndjekjes ndaj ish-të dashurës, Xhisiela Malokut, duke shtuar se kjo çështje i takon drejtësisë për të hetuar. Mes të tjerash socialisti tha se familja e tij dhe e vajzës që denoncoi djalin e tij, Rexhep Rraja, ka lidhje disa vjeçare, që për të mbeten të pandryshuara.

REAGIMI I DEPUTETIT

Une Rrahman Rraja, per shume vite kryetar i komunes Nikel dhe sot deputet i PS, deklaroj:

1. S’kam marre pjese ne asnje lloj presioni mbi policine dhe kam kerkuar dhe kerkoj te hetohet vendndodhja ime ate dite.

2. Mos prisni nga une qe te behem prokurori i tim biri dhe mos keqperdorni fjalet e mia si baba! Po e them shume qarte qe prokuroria duhet ta hetoje ceshtjen deri ne fund.

3. Familja jone dhe familja e vajzes kane marredhenie te vjetra miqesore qe jane te pandryshuara sot dhe gjithe jeten.

4. Djali dhe vajza kane pasur nje marredhenie disa vjecare dhe pavaresisht asaj qe mendoj une, e perseris, kjo ceshtje i takon drejtesise, jo politikes.

Kujtojmë se sot deputeti i PS-së teksa u pyet nga gazetarët lidhur me çështjen në fjalë, tha se djali i tij nuk e kishte dhunuar vajzën, ndërsa shtoi se nuk do të tërhiqej nga grupi parlamentar i PS. Ngjarja në fjalë u bë publike pas një denoncimi që u publikua në faqen e ‘Facebook’-ut të ish-kryeministrit Berisha më 29 korrik.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë erdhi dhe dëshmia e oficerit Emiljano Nuhu, i cili pohoi se kishte lënë Shqipërinë pasi ishte kërcënuar me jëtë nga djali i Rrahman Rrajas.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI