Flash

Çmenduria me shefin e policisë. Pasi përplasi tre makina: Nuk kisha pirë dhe aq shumë

Lapsi.al 1 October 2018
Çmenduria me shefin e policisë. Pasi përplasi tre makina: Nuk

Shefi i policisë në Patos të Fierit është arrestuar ditën e djeshme pasi duke udhëtuar me makinën e tij përplasi tre makina të tjera, por fatmirësisht pa të plagosur.

60-vjeçari Flamur Veliu, banues në qytetin e Lushnjës, u arrestua nga kolegët e tij pasi dyshohej se kishte shkaktuar aksident për shkak të gjendjes së dehur.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Mulliri i artë”, i cili ndodhet në segmentin rrugor Fier-Lushnjë, rreth 3 kilometra në dalje të qytetit të Fierit. Nga ana tjetër, Policia e Fierit deklaron se shkak i aksidentit mund të jetë bërë gjendja e shefit të Komisariatit Patos.

Ndërkohë, pas ngjarjes mësohet se ka qenë vetë shefi i Komisariatit, Veliu, ai që ka njoftuar kolegët duke u treguar se ka përplasur tri makina të tjera në rrugë. Ai iu ka kërkuar atyre që të shkojnë në vendngjarje dhe të kryejnë veprimet, teksa i ka pritur edhe vetë në vend. Edhe pse nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale, shefi i Policisë ka kërkuar ndihmën e kolegëve. Këta të fundit, pas testit të alkoolit e kanë shoqëruar për në komisariat.

Veliu kishte rreth dy vite në këtë detyrë dhe është njohur për marrëdhënie korrekte në punë. Disa burime tregojnë se pas pune, ditën e djeshme ai ka qëndruar me miq në qytetin e Fierit ku edhe kanë pirë.

Ndërkohë, vetë Veliu ka thënë për kolegët se nuk kishte pirë aq sa të mos kontrollonte mjetin. Aksidenti sipas tij ka ndodhur për shkak të fluksit të mjeteve në atë rrugë dhe parakalimeve të shpejta, çka ka krijuar kaos në trafik në çastin e përplasjes. Por pavarësisht justifikimit të tij te kolegët në Fier, këta të fundit me ndërhyrjen e SHÇKB-së i kanë komunikuar ndalimin.

Të këshilluara

Durrës, zhduket fëmija 10 vjeç

Zhduket një tjetër fëmijë nga shtëpia. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shënavalsh të Durrësit, ku D. N., 40 vjeçe, kallëzon se është larguar nga banesa djali i sa...

14:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI