Flash

140 mijë euro mbajnë në pankinë Ze Maria, Tirana shpreson tek mirëkuptimi në takimin e sotëm

Lapsi.al 1 October 2018
140 mijë euro mbajnë në pankinë Ze Maria, Tirana shpreson

Fillimi katastrofik i sezonit të parë në Superiore, pas rikthimit nga Kategoria e Parë, ka vënë pikëpyetje të mëdha mbi teknikun Ze Maria dhe zgjedhjet e tij. 5 pikë në 6 ndeshjet e para, janë një dramë për Tiranënm që nuk e kishte filluar kurrë më keq kampionatin që kur pikët llogariten me tre për cdo fitore.

Sikur të mos mjaftonte kaq, bardheblutë humbën edhe derbin kryeqytetas me Partizanin, duke e cuar serinë pa sukses në sfidat kryeqytetase në 14. Tekniku Brazilian megjithatë ka ruajtur qetësinë, I fortë në një pikë që mban të bllokuar Tiranën: kontrata.

Cdo teknik tjetër, do të ishte shkarkuar me këto rezultate e performancë, por Ze Maria kushton shumë në rast se shkarkohet. 7000 euro në muaj, për dy vite kontratë rëndojnë arkat e klubit më të titulluar në Shqipëri, që ka lënë mangët klauzolën e zgjidhjes së kontratës në bazë rendimenti.

Në këtë pikë bardheblutë presin ta zgjidhin situatën me mirëkuptim, duke i dhënë sigurisht brazilianit një dalje të mirë, por duke kursyer 140 mijë euro të përmbushjes së kontratës.

Takimi i sotëm mund të zgjidhë shumë dilema në kampin bardheblu, ku kanë filluar të shfaqen edhe emrat e parë për pasuesin e Ze Marias.

Të këshilluara

Video/ Milan di të fitojë edhe pa Higuain

Ishte një ndeshje delikate, kundër një kundërshtari që kishte bërë mirë, e për më tepër në shtëpinë e tyre. Po të llogarisësh që Milanit i mungonte edhe Higuain...

22:51

Video/ Milan në avantazh ndaj Sassuolo

Milan merr avantazhin në ndeshjen e fundit të javës së 7 të Serie A kundër Sassuolo. Në transfertën delikate kuqezinjtë kanë zgjidhur ndeshjen në fundin e pjesë...

21:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI