Flash

Video/ Milan di të fitojë edhe pa Higuain

Lapsi.al 30 September 2018
Video/ Milan di të fitojë edhe pa Higuain

Ishte një ndeshje delikate, kundër një kundërshtari që kishte bërë mirë, e për më tepër në shtëpinë e tyre. Po të llogarisësh që Milanit i mungonte edhe Higuain, atëherë për Gennaro Gatusso duhet të ishin të sikletshme 90 minutat kundër Sassuolos.

E në fakt kështu ishin me debutimin e Castillejo e deri në minutën e 39 kur Kessie shënoi golin e parë të ndeshjes. Golin që liroi mekanizmat e Milanit, duke e bërë që pjesa e dytë të kthehej në goleadë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/nm/nm4z.mp4

Ndoshta vetë tekniku Gatusso nuk e kishte menduar se do të bëhej kaq e thjeshtë, por për këtë një pjesë e madhe e meritës i takon Suso. Sulmuesi i krahut shënoi dy gola, krijoi raste për të tjerët dhe nuk dha pika referimi. Pikërisht lëvizjet që duhet të bëjë në cdo ndeshje, e megjithatë Susso zgjodhi ndeshjen e duhur për ta bërë: atë ku mungonte Higuain.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/66/663b.mp4

Nuk është problem për kuqezinjtë, që luajnë me shumë më tepër përgjegjësi dhe shkojnë në gol edhe me qendrën alternative. Castillejo realizoi golin e tretë, duke e lënë Sassuolon të dorëzuar në mendësi.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ob/ob4k.mp4

Djuricic me golin e shënuar nuk mundi ti fusë në lojë vendasit, sepse diferencat kanë qenë të dukshme dhe me 9 pikë e një ndeshje për të rikuperuar kuqezinjtë po kthehen në zonën e lartë të renditjes.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/pw/PWoG.mp4

Të këshilluara

Video/ Milan në avantazh ndaj Sassuolo

Milan merr avantazhin në ndeshjen e fundit të javës së 7 të Serie A kundër Sassuolo. Në transfertën delikate kuqezinjtë kanë zgjidhur ndeshjen në fundin e pjesë...

21:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI