Flash

FOTOT/ Dramatike në Greqi, 4 të zhdukur nga cikloni "Zorba", era 140 km/orë

Lapsi.al 30 September 2018
FOTOT/ Dramatike në Greqi, 4 të zhdukur nga cikloni "Zorba",

Alarmante paraqitet situata në Greqi, ku cikloni ‘Zorbas’ ka përmbytur 4 zona të vendit. Mësohet se pikat më kritike nga përmbytjet janë Korinthi, Peloponezi, Argolida si dhe Atika Perëndimore.

Mediat greke raportojnë se dëme të mëdha janë shkaktuar në Argolida, Corinth dhe Mani.

Ndërkohë ‘Zorbas’ tani po kalon me një shpejtësi prej 140 km/orë, në Evian Veriore, Fthiotidha dhe ishujt e Sporades Veriore si Skiathos, Skopelos, Alonisos.

Sakaq, në Trikala raportohet se ka rënë breshër dhe dëborë, ndërkohë që 4 persona rezultojnë të zhdukur.

Bëhet fjalë për një çift të moshuarish, një burrë në Evia si dhe një tjetër në Skiathos. Gjatë ditës së djeshme në vendet ku kaloi Cikloni, shumë zona ngelën pa energji elektrike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI