Flash

Eneda Tarifa shpreh dëshirën për të prezantuar Festivalin e Këngës

Lapsi.al 30 September 2018
Eneda Tarifa shpreh dëshirën për të prezantuar Festivalin e

Eneda Tarifa ka qenë e ftuar në emisionin e parë për këtë sezon të “Shiko kush luan” dhe ka shprehur dëshirën për të qenë sërish pjesë e Festivalit të Këngës. Ajo ka marrë pjesë në vitin 2015 me këngën “Përrallë”, me të cilën fitoi çmimin e parë, por kësaj radhe Eneda është shprehur se dëshiron të jetë në rolin e prezantueses.

“Të them të drejtën me ato programe që më janë dhënë kam qenë shumë e kënaqur dhe atë që e kam bërë e kam bërë më së miri, por dua shumë të prezantoj një herë Festivalin Kombëtar. Ka shumë rëndësi për mua ta bëj këtë gjë”, -është shprehur Eneda, kur është pyetur se cili është programi që synon të moderojë.

Enedën e kemi parë si prezantuese të “Portokallisë” për shumë vite dhe nuk kemi asnjë dyshim që edhe si prezantuese e Festivalit të Këngës do të jetë po aq e suksesshme.

Të këshilluara

Mahesh Thakur:I zhgënjyer me regjisorët

Në një intervistë Mahesh Thakur shprehet se nuk i pëlqen fakti që aktorët i përcaktojnë të luajnë role pozitiv ose negativ në të gjitha serialet pasi kështu ask...

15:19

Bora Zemani: Si u bëra pjesë e Tv Klan

Bora Zemani nis një rrugëtim të ri këtë sezon në televizionin “Klan”, krahas Ardit Gjebreas në emisionin “E diela shqiptare”. E ftuar në emisionin “Mos i fol...

12:15

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI