Flash

Çfarë po ndodh?/ Forcat e Armatosura, certifikohet batalioni “i gatshëm për luftë” (FOTO)

Lapsi.al 30 September 2018
Çfarë po ndodh?/ Forcat e Armatosura, certifikohet batalioni

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë tashmë në përbërjen e tyre një grup-batalion me aftësi të plota luftarake, vlerësuar sipas standardeve të NATO-s. Certifikimi i grup-batalionit të Këmbësorisë së Lehtë është bërë nga ekspertë të aleancës perëndimore, në përfundim të stërvitjes njëjavore “Albania Lion/Biza 18”, ku morën pjesë mbi 1200 trupa dhe mjete ushtarake.

“Certifikimi nga ana e NATO-s i Grup-Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë dhe deklarimi i tij “I gatshëm për luftë” (Combat Ready), shënon përmbushjen e pjesës më të rëndësishme të detyrave tona të shtëpisë, detyrimeve të Paketës së Objektivave të Kapaciteteve të vendit tonë ndaj Aleancës. Ndaj, pa frikë mund ta quajmë këtë zhvillim cilësor, një ngjarje historike në marrëdhëniet tona me NATO-n”, - theksoi ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka.

Gjatë stërvitjes certifikuese “Albanian Lion/Biza 18”, Grup-Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) iu nënshtrua një sërë skenarësh, të përgatitur mbi praktikat më të mira të vendeve të NATO-s dhe të bazuar në doktrinat e Aleancës, për sa i takon GBKL, duke testuar kapacitetet operacionale që ata zotërojnë, por edhe për aftësitë e tyre profesionale në fushën e luftimit.

Të këshilluara

Fier, arrestohet shefi i Komisariatit

Arrestohet shefi i Komisariatit të Patosit, Flamur Veliu. Ai përplasi disa mjete të parkuara, përpara se të arrestohej nga SHÇBA.Veliu u kap nga kolegët e ti...

13:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI