Flash

Arrestimi i djalit të deputetit, reagojnë Rama dhe Taulant Balla (FOTO)

Lapsi.al 30 September 2018
Arrestimi i djalit të deputetit, reagojnë Rama dhe Taulant Balla

Pas arrestimit të Rexhep Rrahjës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rrahja të akuzuar për përdhunimin e Xhisiela Malokut, kanë reaguar Edi Rama dhe Taulant Balla.

Kryeministri inkurajon prokurorinë të mos ndalet deri në fund por nuk kursen dhe një akuzë për opozitën. Ai thotë se ata dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë.

Taulant Balla, i akuzuar se ka qenë në komisariatin e Fushë Krujës kur ish-oficeri i policisë gjyqësore, Emiljano Nuhu, është kërcënuar me pistoletë nga Rrahman Rrahja dhe vëllai i tij, ka reaguar duke thënë se përpara ligjit janë të gjithë të barabartë, ndërsa nuk nguron të akuzojë opozitën dhe qeverinë e kaluar. Balla shkruan se 'nuk e pengojmë prokurorinë dhe as protestojmë kundër saj, por e mbështesim plotësisht.

Të këshilluara

Fier, arrestohet shefi i Komisariatit

Arrestohet shefi i Komisariatit të Patosit, Flamur Veliu. Ai përplasi disa mjete të parkuara, përpara se të arrestohej nga SHÇBA.Veliu u kap nga kolegët e ti...

13:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI