Flash

Arrestimi i djalit të deputetit, policia sqaron veprën penale që rëndon mbi Rexhep Rrahjën

Lapsi.al 30 September 2018
Arrestimi i djalit të deputetit, policia sqaron veprën penale që

Policia e Durrësit njoftoi arrestimin e djalit të deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, 24-vjeçari i akuzuar për dhunimin e Xhisiela Malokut.

Por nga njoftimi për shtyp, bëhet e ditur se e vetmja vepër penale që rëndon ndaj djalit të deputetit, është ajo e përndjekjes, parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë: 

Krujë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë kapjen me qëllim ekzekutimin  e Urdhrit të Prokurorisë Krujë mbi bazën e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, nr.189 dt. 29.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për shtetasin Rexhep Rraja 24 vjeç, banues në Krujë.

Ai akuzohet për veprën penale "Përndjekja" parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Fier, arrestohet shefi i Komisariatit

Arrestohet shefi i Komisariatit të Patosit, Flamur Veliu. Ai përplasi disa mjete të parkuara, përpara se të arrestohej nga SHÇBA.Veliu u kap nga kolegët e ti...

13:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI