Flash

Rama nga meraku për Taulant Ballën sulmon mediat: Kjo që po i bëni është një qenëri e neveritshme

Lapsi.al 29 September 2018
Rama nga meraku për Taulant Ballën sulmon mediat: Kjo që po i

Gjatë një konference për shtyp në Korçë, Edi Rama i është përgjigjur edhe interesimit të medias për dhunimin e Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të PS-së. Ndër të tjera Rama ka marrë në mbrojtje Taulant Ballën, duke akuzuar edhe mediat për sulmin që po i bëjnë atij.

“Në këtë kohë që jetojmë është kthyer bota përmbys sepse i takon akuzuesit të provojë akuzën dhe jo të akuzuarit. Akuzuesve i takon të provojnë janë të përfshirë apo jo deputetë të PS-së në këtë cështje dhe  nuk më takon mua të provoj të kundërtën. Unë pres përfundimin e procesit të hetimit duke e konsideruar sulmin ndaj Taulant Ballës dhe përfshirjen e mediave, qoftë dhe me indiferencë ndaj personit të tij për arsye qoftë dhe tregtare, për audiencë në këtë sulm si një qenëri të neveritshme. Kjo është për mua ajo që i bëhet sot Taulant Ballës.”, tha Rama.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama pritet me protestë në Korçë (FOTO)

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta sot në qytetin e Korçës, aty ku qeveria është zhvendosur prej dy ditësh. Protestuesit kanë qenë përkrahës të Part...

14:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI