Flash

Për çfarë dëshmuan në prokurori nëna, motra dhe shoqja e Xhiselës së dhunuar nga djali i deputetit të PS

Lapsi.al 29 September 2018
Për çfarë dëshmuan në prokurori nëna, motra dhe

Prokuroria e Krujës mori dje në pyetje ditën e djeshme nënën, motrën dhe një shoqe të Xhisela Malokut. Marrja në pyetje vjen vetëm një ditë pas nisjes së hetimeve për kërcënimet e ish-oficerit të Policisë, Emiljano Nuhu, nga ana e Prokurorisë së Tiranës. Nëna, motra dhe shoqja e Xhiselës kanë folur përpara oficerit të Policisë Gjyqësore si persona që kanë pasur dijeni për lidhjen mes vajzës dhe djalit të deputetit, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. Ato janë pyetur gjithashtu edhe për ditën kur ka ndodhur ngjarja, pra kur është dhunuar Xhisela Maloku nga djali i deputetit.

Gjithashtu, Prokuroria e Krujës do të thërrasë për të dëshmuar edhe persona të tjerë për rastin, megjithatë, pritet që dosja të kalojë në Prokurorinë e Tiranës, duke qenë se ka pasur akuza edhe për Prokurorinë e Krujës se ka fshehur ngjarjen dhe nuk ka vazhduar procedimin penal. Momentalisht, oficeri i Policisë Emiljano Nuhu nuk ndodhet në Shqipëri, ndërkohë që vajza është tërhequr nga deklarimet e mëparshme, çka ngre dyshime se mund të jetë kërcënuar.

Ne deponimin e saj, ne kohen qe ka bere kallezimin per te riun, Rexhep Rraja, vajza ka treguar gjithe sa ka ndodhur, nderkohe qe ish i dashuri e ka marre me dhune nga banesa, i ka vene pistoleten ne bark dhe e ka detyruar te shkoje me te ne hotel. Atje, ajo ka treguar se eshte dhunuar, eshte djegur me cigare dhe i ka rene te fiket. Nderkohe, ish-punonjësi i Policisë në Stacionin e Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu, i cili mori kallezimin e vajzes, përmes një interviste ka denoncuar se është kërcënuar me armë në kokë në zyrën e tij nga vëllai i deputetit të PS-së së Krujës, në prani të Taulant Ballës dhe kryebashkiakut Artur Bushi.

Kërcënimi, sipas tij, është bërë pasi do të arrestonte djalin e deputetit të Krujës, Rrahman Rraja, i cili ishte kallëzuar për përdhunim e përndjekje nga shtetasja Xhisela Maloku. Gjatë rrëfimit të tij, nënkomisari Nuhu tregon momentin kur i janë futur në zyrë deputetët Rrahman Rraja e Taulant Balla, bashkë me kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi. Personi që i ka vënë pistoletën në kokë, sipas tij, ka qenë vëllai i deputetit Rraja, ndërsa në atë kohë kanë ndërhyrë Taulant Balla dhe Artur Bushi.

Të këshilluara

76-vjeçari pastronte tokën, gjen 11 predha

Një fermer që po pastronte tokën nga barërat e kqëinj duke i vënë flakën fatmirësisht ka parë në kohë disa predha në tokë. Ngjarja ka ndodhur më parë në fsha...

22:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI