Flash

Zëri i Amerikës: Djali i deputetit dhunon një vajzë, hetimet nisin pas denoncimit në media

Lapsi.al 28 September 2018
Zëri i Amerikës: Djali i deputetit dhunon një vajzë, hetimet

Në Shqipëri ekspertiza mjeko-ligjore e Xhisela Malokut, vajzës e cila kishte denoncuar për ushtrim dhune Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rrahja, ka zbuluar se ajo ka pasur shenja djegie dhe goditje me mjete të forta

Përmbajtja e ekspertizës u bë publike sot nga televizioni “News 24”. Bie në sy fakti se ndonëse vajza i është nënshtruar ekspertizës ditën që ajo ka deklaruar se është keqtrajtuar nga ish-i dashuri Rraja, në muajin korrik, rezultatet i kanë kaluar prokurorisë vetëm një ditë më parë, pasi mbi ngjarjen shpërthyen polemika nga denoncimi i një ish-nënkomisari të policisë së Krujës Emiljano Nuho.

Prokuroria e cila kishte nisur hetimet mbi rastin, thirri sot në pyetje të afërm të vajzës, e cila disa herë kishte bërë denoncim ndaj Rrajës por më pas e kishte tërhequr, për shkak të frikës, siç ka pohuar ajo vetë në dëshminë e bërë në Polici në muajin korrik.

Ndërkohë, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka nisur një hetim lidhur me veprimet e policisë në disa komisariate ku sipas Xhisela Malokut nuk kanë pranuar të marrin denoncimet e saj, si dhe rreth deklarimeve të ish-nënkomisarit Nuho se ai është kërcënuar në mjediset e komisariatit për të mos arrestuar djalin e deputetit socialist. /VOA

Të këshilluara

Hakohen 50 milionë llogari Facebook-u

Facebook njoftoi se "pothuajse 50 milionë" nga përdoruesit e tij janë lënë të ekspozuar nga një gabim i sigurisë së rrjetit social. Kompania tha se sulmuesit...

19:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI