Flash

Tronditet bota e futbollit, Cristiano Ronaldo akuzohet për përdhunim

Lapsi.al 28 September 2018
Tronditet bota e futbollit, Cristiano Ronaldo akuzohet për përdhunim

Një grua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë një akuzë serioze kundër Cristiano Ronaldo. Sipas Kathryn Mayorga, ylli portugez e ka përdhunuar atë në Las Vegas, në 2009-ën.

Më vonë, gjithmonë sipas 34-vjeçares, ai e ka paguar atë 375 mijë dollarë për të qëndruar në heshtje.

Tani, sipas portalit “Der Spiegel”, avokati e saj ka vënë në diskutim vlefshmërinë e asaj marrëveshjeje dhe ka bërë një denoncim në gjykatën e Nevadës.

Mayorga ka folur për herë të parë në lidhje me atë takim të zhvilluar me Ronaldo-n nëntë vite më parë dhe ka dhënë versionin e saj në lidhje me atë që kanë ndodhur në dhomën e hotelit.

Sipas saj, Cristiano e ka përdhunuar atë në rrugë anale.

Më pas, ai e ka pyetur nëse ajo ndiente dhimbje.

“Më mbrapa ai është ulur në gjunjë dhe më ka thënë se ishte 99 për qind një djalë i mirë, me përjashtim të 1 përqindëshit”.

Sipas Ronaldo-s, marrëdhënia nuk ka qenë e forcuar, por denoncimi i bërë nga avokati i Mayorga-s bazohet te një dokument, ku përfshihet përshkrimi i futbollistit në lidhje me atë që ndodhi atë natë.

Këto kanë qenë fjalët e Cristiano Ronaldo-s, sipas dokumentit: “Ajo tha jo dhe ndal disa herë”.

“Der Spiegel” ka qenë e para që ka publikuar akuzat për përdhunim një vit e gjysmë më parë.

Ajo histori ishte bazuar te një dokument që i është dhënë revistës nga “Football Leaks”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI