Flash

Qeveria Rama 'braktis' Tiranën këtë fundjavë, mblidhet në Korçë, zbardhet axhenda

Lapsi.al 28 September 2018
Qeveria Rama 'braktis' Tiranën këtë fundjavë,

Ndërkohë qe opozita është duke i zhvilluar takimet e saj në qytete të ndryshme të vendit, qeveria ka vendosur tu kthehet mbledhjeve jashtë Tiranës. Kështu, kabineti Rama do të jetë këtë fundjavë në qytetin juglindor të Korçës. Një sërë aktivitetesh janë parashikuar, përfshirë dhe mbledhjen e qeverisë.

Rama dhe ministrat do të inspektojnë punimet në tunelin panoramik të Pogradecit sot dhe më pas do të jenë në Prespë për një tjetër takim në kuadër të projektit “100 fshatrat”.

Qeveria do të ketë në darkë edhe një takim me të rinjtë ku do të bëhen dhe anëtarësimet e reja.

Ndërsa nesër do të jetë mbledhja e qeverisë në mesditë dhe takim me qytetarët. Pas mbledhjes shefi i qeverisë do të flasë për mediat.

28 SHTATOR

15:30- Inspektim i punimeve në Tunelin panoramik në hyrje të Pogradecit

16:00- Nisje për në Prespë

17:00- Event për 100 fshatrat/ buzë liqenit në Zaroshkë

18:30- Nisje për në Korçë

19:00- Event me të rinjtë “Partia Socialiste e hapur për ju”- anëtarësimet e reja tek sheshi.

20:00- Darkë bufe me të rinjtë tek rrugica në Pazar

29 SHTATOR

9:00- Nisja për Sovjan

9:30- Vizitë në një shtëpi që do të rindërtohet

10:00- Kthim në Korçë

11:00- Event i bashkëqeverisjes me qytetarët “E gjithë vëmendja për ju”.

12:30- Mbledhja e Këshillit të Ministrave- Shtëpia e Flamurit

13:00- Deklaratë për shtyp për aktivitetin dy ditor të qeverisë dhe VKM-të e miratuara

13:30- Dreka

14:30- Nisja për Maliq

15:00- Inspektim i landfillit të Maliqit

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI