Flash

Manchester United i përçarë, këto janë klanet në skuadër

Lapsi.al 28 September 2018
Manchester United i përçarë, këto janë klanet në

Nuk ka paqe aspak për José Mourinho në Angli. Sipas asaj që raporton 'Daily Mail', menaxheri portugez ka bërë një tjetër armik, pas Paul Pogba konflikti më të cilin është i njohur për të gjithë. Special One, ka kritikuar rëndë Marcus Rashford, i zëvendësuar në ndeshjen kundër Young Boys për sjelljen e tij: në fund të ndeshjes sulmuesi anglez nuk ka respektuar indikacionet e stafit e nuk ka kryer një nxemje të plotë. Ndërkohë, ambjenti në dhomat e zhveshjes është ndarë në dysh: Manchester United është gjithnjë e më tepër një kaos.

Zgjatet kështu lista e të pakënaqurve nën administrimin e Mourinhos dhe sipas mediave lokale bëhetë fjalë për dy klane njëra e udhëhequr nga Pogba, që përfshin Andreas Pereira, Martial, Bailly, Shaw e Rashford, nga ana tjetër grupi që mbron Mourinho, i përbërë nga Matic, Young, Valencia, Fellaini e Alexis Sanchez.

Portugezi vazhdon drejt rrugën e tij pa parë në sy askënd, por rezultatet e fundit negative (barazimi në shtëpi me Wolverhampton e eleminimi nga Kupa e Legës kundër Derby) kanë tronditur keq pankinën. Shumë tifozë kërkojnë largimin e tij dhe ardhjen e Zidane, i pikasur në Londër pak ditë më parë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI