Flash

Letra e një prostitute për gruan e klientit të saj: E di pse ai vjen te unë?

Lapsi.al 28 September 2018
Letra e një prostitute për gruan e klientit të saj: E di pse ai

April Adams, një prostitutë njujorkeze ka publikuar një letër në edicionin amerikan të “Vice”. Përmbajtja i drejtohet gruas së një klientit të saj, për të cilën ajo ka disa fjalë në mirëbesim.

Sipas April Adams nëse një burrë vendos të paguajë një prostitutë për të bërë seks, do të thotë se martesa nuk shkon siç duhet.

Më poshtë vjen përmbajtja e letrës.

Pyetje dhe përgjigje – “Më lejo të të bëj një pyetje. Kur ka qenë hera e fundit që keni bërë seks 3 herë në javë? Kur ishte hera e fundit që ai u ankua për këtë? Nuk mendon se ai ka vendosur ta heqë problemin nga duart e tua dhe ta vendosë tek të miat? Lajmi i mirë është se burri yt vjen e më kërkon, dëshiron të rrijë me mua. Shkon në kërkim të emocioneve të ndryshme duke bërë sa më pak rrëmujë. Provo ta imagjinosh çfarë do të ndodhte nëse në vendin tim do të ishte baby-sitter, komshia ose shoqja jote më e mirë. Lista mund të ishte edhe më e gjatë, por e kuptove çfarë dua të them”.

Përfundime – “Ndoshta thjesht nuk do që ai të vijë në shtratin tim. E atëherë po të pyes sërish: “Kur është hera e fundit që keni bërë seks tre herë në javë?” nuk dua të them se unë e bëj më të lumtur se puna jote. Po them që ti ndoshta nuk ke dëshirë të shosh me të në shtrat kaq shpesh. Ke plot gjëra për të bërë, ose je e stresuar dhe ai nuk pyet më për kënaqësitë e tua si një herë e një kohë. E kuptoj, ai nuk shqetësohet as për mua dhe kjo është e qartë. Kjo është çështja. Unë jam përbërësi sekret në shumë martesa të shëndetshme, sepse kur ai vjen tek unë, ju të dy bëni seksin që dëshironi. Për sa kohë që ja lejon të mbajë një telefon, mund edhe të arrini deri tek festa e “Martesës së artë”. Të lutem!”

Të këshilluara

Studimi/ Obeziteti më kanceroz se duhani

Obeziteti pritet t’ia kalojë duhanpirjes si një nga shkaqet kryesore të kancerit tek gratë deri në 2043. Parashikimi është bërë nga një qendër kërkimesh për...

21:12

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI