Flash

Video/ Milani nuk fiton më: barazimi i tretë radhazi

Lapsi.al 27 September 2018
Video/ Milani nuk fiton më: barazimi i tretë radhazi

Empoli merr një pikë, por në barazimin 1-1 kundër Milan duhet të falenderojë portierin Terracciano dhe Romagnolin. Portieri i Empolit ka qenë deciziv, duke mbajtur larg rrjetës goditjet e sulmuesve kuqezinj. Në të vetmin rast që empolezi u mund ishte në goditjen potente të Biglia në minutën e 10 të ndeshjes, me devijimin e pafat të Capezzit.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/y5/y5Rg.mp4

E në fakt, goli i shpejtë bëri të mendohej për një fitore të thjeshtë për skuadrën e Gatusso, por tekniku kuqezi nuk kishte bërë bilancin me Terraccianon dhe ...Romagnolin. Pikërisht kështu, sepse nëse Empoli mori barazimin "merita" ishte e gjitha e numrit 13, që bën gafën e pamendueshme në zonë, duke shkaktuar më pas edhe 11 metërshin.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/r4/R4pq.mp4

Caputo barazoi rezultatin, duke fiksuar barazimin e tretë radhazi për kuqezinjtë, që nuk po dinë më të fitojë. Vazhdon të humbasë terren Milan: i 14 me 6 pikë, ndonëse ka për të rikuperuar edhe një ndeshje me Genoa. Probleme për Gatusso që në vetëm 6 javë e sheh kreun të shkëputur 12 pikë larg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI