Flash

Trafik femrash në Itali, 50-vjeçari kapet në Fushë-Krujë i kërkuari ndërkombëtar

Lapsi.al 27 September 2018
Trafik femrash në Itali, 50-vjeçari kapet në

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane është arrestuar në Krujë. Policia thotë se në pranga u vu shtetasi Flamur Korriku nga Tirana, i cili pas procedurave do të ekstradohet në Itali.

Policia bën të ditur se 50-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 6 vite e 3 muaj burg.

"Korriku është kapur në Fushë - Krujë pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane,  i dënuar me 6 vite e 3 muaj burg për veprat penale "Organizatë kriminale", tha policia.

Ai akuzohet për tre vepra penale:

" Shfrytëzim prostitucioni",

" Trafik femrash",  "Krime kundër fëmijëve"dhe

" Fallsifikim dokumentash" parashikuar në legjislacionin penal italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI