Flash

Kotzias: Do ndihmojmë Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Lapsi.al 27 September 2018
Kotzias: Do ndihmojmë Shqipërinë në rrugën drejt

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka deklaruar se qeveria e vendit të tij do të ndihmojë Shqipërinë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Duke folur për mediat greke, Kotzias u shpreh se gjatë takimit 4-ditor në samitin e OKB në Nju Jork, vendet e Ballkanit të anëtarësuar në BE, ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin.

Greqia, Kroacia, Rumania dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë për të stabilizuar rajonin. “Ne planifikojmë që deri në fund të vitit, të katërt të vizitojmë Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore për të parë se si mund t’i ndihmojmë në rrugën e tyre evropiane“, theksoi Kotzias.

Ministri grek shtoi gjithashtu se përfaqësues të këtyre katër vendeve ballkanike që janë pjesë e BE, do të bëjnë një udhëtim të përbashkët edhe në Lindjen e Mesme në fillim të vitit 2019, për të parë se si mund të zgjidhet kriza e refugjatëve. /tvklan.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI