Flash

Korrupsioni me targat, arrestohet zyrtari dhe sekseri në Tiranë

Lapsi.al 27 September 2018
Korrupsioni me targat, arrestohet zyrtari dhe sekseri në Tiranë

Një zyrtar i drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Tiranë dhe një sekser kanë përfunduar në pranga, pasi i kanë kërkuar para një shoferi në këmbim të pajisjes me targë me numra të njëjtë.

Operacioni i koduar "Targa e Bukur", çoi në pranga Arjan Elezin, banues në Tiranë, specialist pranimi në sallën e regjistrimit të mjeteve në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor), si dhe 31-vjeçarin Sefer Myftari, banues në Tiranë, në rolin e sekserit, i dënuar më parë për veprën penale “Deklarim i rremë.

"Këta shtetas në bashkëpunim me njëri - tjetrin i kanë kërkuar pronarit të një automjeti një shumë monetare prej 50 000 lekë të reja në këmbim të pajisjes së automjetit me targë me numra të njëjtë.

Gjithashtu në momentin e kapjes në flagrancë shtetasve të mësipërm iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma monetare prej 50 000 lekë të reja e përfituar në mënyrë të kundërligjshme", sqaron policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI