Flash

Gjendet një trup i pajetë tek Liqeni Artificial, nuk rezulton të ketë shenja dhune

Lapsi.al 27 September 2018
Gjendet një trup i pajetë tek Liqeni Artificial, nuk rezulton të

Një burrë është gjetur i pajetë në bregun e Liqenit Artificial në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga këqyrja e trupit të viktimës, nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

 “Më datë 27.09.2018, rreth orës 13:10, në bregun e Liqenit Artificial është gjetur një trup i pajetë i seksit mashkull rreth moshës 60-70 vjeç. Nga këqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera. Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e trupit të pajetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa vijojnë hetimet.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI