Flash

"Forca e Ligjit" në Vlorë, kontrolle për personat në kërkim

Lapsi.al 27 September 2018
"Forca e Ligjit" në Vlorë, kontrolle për personat

Operacioni "Forca e Ligjit" është përqëndruar në Vlorë. Burime nga policia bëjnë të ditur Forcat Speciale kanë zhvilluar kontrolle në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit. Ndërsa janë ngritur dy postblloqe të mëdha në zonën e Xhamisë dhe në rrugën Transballkanike.

Bëhet e ditur se aksioni është zhvilluar për arrestimin e personave në kërkim, me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë.

Deri tani asnjë person nuk është arrestuar, ndërsa pritet që policia të japë detaje në orët e mëvonshme.

Po ashtu në orët në vijim pritet që të ketë edhe ndërhyrje në disa objekte ku ka informacione.

Së fundmi, "Forca e Ligjit" shkatërroi bandën "Bajri", e cila operonte në Shkodër dhe konsideroheshin si një nga grupet më të rrezikshme kriminale në veri të Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI