Flash

83-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpi, ekspertiza: Është vrarë

Lapsi.al 27 September 2018
83-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpi, ekspertiza:

Gruaja 83-vjeçare, Floresha Shkurti, e cila u gjet e vdekur sot në Durrës është vrarë. Ky është konkluzioni që ka arritur ekspertiza e policisë dhe mjeko-ligjorëve të Durrësit.

"Neës 24" raporton se gruaja është goditur në kokë dhe ka qenë pikërisht kjo goditje që i ka shkaktuar vdekjen. Ende nuk dihet mjeti i përdorur që i ka sjellë dhe vdekjen të moshuarës.

I dyshuari kryesor i krimit është nipi i 83-vjeçares, i cili jetonte me të. Ndërkohë policia ka shoqëruar edhe të afërm të tjerë të viktimës për të zbardhur të plotë ngjarjen.

“Më datë 27. 09. 2018, në lagjen Nr. 16 Durrës është gjetur pa shenja jete në banesë shtetësia F. Sh., 83 vjeçe. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI