Flash

Zvicra akuzon Abramovic: “Lidhje me kriminalitetin”

Lapsi.al 26 September 2018
Zvicra akuzon Abramovic: “Lidhje me kriminalitetin”

Dy vjet më parë autoritetet zvicerane i mohuan Roman Abramovich kërkesën për tu bërë rezident në Verbier, fshat alpin i Kantonit Vallese. Pas një beteje të gjatë legale, që zgjati 7 muaj, gazeta locale Tamedia ka publikuar motivet e refuzimit. Në media citohet raporti i dalë nga policia zvicerane për llogari të pronarit të Chelsea, një relacion në të cilin Abramovich përcaktohej "një kërcënim për sigurinë publike e një rrezik për reputacionin e Zvicrës".

Sipas Tamedia, Abramovich është i dyshuar nga autoritetet e sigurisë zvicerane për "riciklim të parave të pista e se ka marrëdhenie të ngushtë me organizatat kriminale", nga ku vjen edhe një pjesë e madhe e pasurisë së tij, me vlerë 11,8 miliardë dollarë. Akuzat në fakt nuk janë pjesë e vendimit të gjykatës, por vetëm informacione të policisë. Por kanë mjaftuar që pronarit të Chelsea, një prej njerëzve më të pasur të botës, ti mohohet rezidenca në Zvicër.

Avokati i Abramovich, Daniel Glasl, ka replikuar menjëherë ndaj akuzave: "Cdo ndërtim faktesh sipas të cilave Abramovich është përfshirë në riciklim parash ose ka kontakte me organizata kriminale është krejtësisht false – janë frazat e thëna prej tij sipas The Guardian -. Abramovich nuk është akuzuar kurrë për këtë gjë dhe nuk ka precedentë penalë. Nuk ka patur kurrë, ose është akuzuar për lidhje me organizata kriminale".

Të këshilluara

Video/ Fiorentina hesht San Siron me Chiesa

Shumë pak ka zgjatur euforia e Inter për avantazhin në ndeshjen me Fiorentinën. 8 minuta pas rifillimit Federico Chiesa ka barazuar rezultatin, duke vënë në qet...

22:25

Bayern Mynih vë në shënjestër Hazard

Eden Hazard ka qenë gjithnjë lojtari në qendër të interesit të Real Madrid, sidomos pas largimit të Cristiano Ronaldos, por duket se e ardhmja e fantazistit të ...

18:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI