Flash

Vetingu në politikë/ Debat mes palëve në Komision, PS kërkon opinion në Venecia, PD: Pse keni frikë

Lapsi.al 26 September 2018
Vetingu në politikë/ Debat mes palëve në Komision, PS

Keshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve kane miratuar kalendarin e punimeve për shqyrtimin e opozitës për ndryshimet kushtetuese ne kuadër te realizimit te vetingut ne politike, te propozuar nga PD-ja.

Demokrati Enkelejd Alibeaj, e ka quajtur kete nje tentative te qarte zvarritëse te asaj qe sot është emergjence kombëtare, pastrimit te politikes përmes vetingut, njësoj si ne drejtësi.

Mbledhja u shoqëruar me debate mes palëve politike PD-PS. Deputeti i PS-së, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka theksuar se deputetët kanë të drejtën e votës për amendim të Kushtetutës por jo të drejtën për ta shkelur atë. Në vijim të kërkesës së PD-së, nëse do ta bëjnë apo jo vetingun në politikë, ai ka thënë se do të kërkohet opinion i Komisionit të Venecias.

Debati

Ruci: Çfarë propozimi ke?

Alibeaj: Po më lër ore, ca ke siklet, pse ke siklet, ai ju ka thënë bëni c’është e mundur ta shtyni në kalendat greke dhe të fusni shkopinj në rrota.

Manja: Ne kemi të drejtën e votës, edhe për Kushtetutën, por në asnjë mënyrë nuk kemi monopol për të shkelur kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit kur bëhet fjalë për nismë kushtetuese që kërkon amendim të Kushtetutës. Propozojmë si relatore, Vasilika Hysin. Kërkojmë opinion në komisionin e Venecias.

Alibeaj: Pse keni frikë, pse doni ta shtyni, pse keni frikë nga barazia e ligjit. 4 vite e rrahët si çështje vetingun e prokurorëve, angazhuat shoqërinë civile, publikun, ekspertë. Ca ka këtu për ekspertizë artificiale për Venecian? Keni kurajë politike për ta pranuar apo jo, do ta bëjmë apo jo. Kur Balla tha se e kam mik atë, nuk ju pyeti juve, ku Xhafaj mbaronte vëllanë, nuk ju pyeti juve, kur Cyrbja fliste në telefon me bandën e Shullazit nuk ju pyeti, për cfarë keni frikë ju?

PD: Si do behet vetingu ne politike 

Partia Demokratike sqaron propozimin e saj për mënyrën se si do te behet vetingu ne politike, përballe deputeteve anëtare te Këshillit te Legjislacionit dhe te Ligjeve, ne Kryesine e Kuvendit.

“Propozimi ynë është fare i thjeshtë: veting me të njejtin formulim ligjor si për prokurorët, gjykatësit dhe policët”- ka thene para deputeteve demokrati Ored Bylykbashi.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI