Flash

Takim Thaçi-Berisha? Ish-kryeministri i mbyll derën presidentit të Kosovës: Nuk kemi çfarë diskutojmë!

Lapsi.al 26 September 2018
Takim Thaçi-Berisha? Ish-kryeministri i mbyll derën presidentit

A do ta presë Hashim Thaçin në zyrë?

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigje mbrëmjen e sotme kësaj pyetje, duke folur në emisionin 'Fakt'. Ai ka thënë  se nuk ka çfarë të diskutojë me Hashim Thaçin.

‘E kam pritur Albin Kurtin dhe kemi diskutuar gjerësisht dhe kemi patur pikëpamje të njëjta. E kam pritur Kadri Veselin e Fatmir Limaj me respektin më të madh dhe kam patur pikëpmaje të njëjta. Besoj se i ka shpreh të gjitha pikëpamjet nuk na ngel gjë tjetër besoj. Problemi është këtu, unë prita dhe do të takoja çdo njeri, prita Ragmi Mustafën diskutova gjerësisht dhe bëra publike mendimet që i shpreh Rragmi Mustafës dhe ai ishte plotësisht dakord. Unë këto i shpreha dhe reagimi erdhi nga një person që nuk kisha shkëmbyer asnjë lloj mendimi me të.

Besoj se i kemi thënë pikëpamjet tona dhe nuk kemi çfarë diskutojmë. Unë jam mësuar të shoh pasojat. E kam ndjekur me dhimbje shumë të madhe këtë që po i bëjnë Kosovës. Këta sillen sikur e kanë në xhep Kosovën, si lodër. Po të shohësh, në pamje të parë, thua që kjo është njëlloj përpjekje për mashtrim, por kjo është një thikë për Kosovën, për integritetin e saj dhe bllokon njohjet. Ky nuk ishte një vit i mirë por e keqja nuk ka fund. Kombi kaq forca të padiskutueshme për tu treguar vendin të gjithë atyre që shkelmohen mbi interesat e tij jetike. Del Edi Rama e flet si karagjoz kur thotë se po humbasim një rast 30-vjeçare. Gjuhë ordineri’, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI