Flash

FOTO/ Ndërron jetë papritur në punë ish-spikeri i RTSH-së

Lapsi.al 26 September 2018
FOTO/ Ndërron jetë papritur në punë ish-spikeri i

Ka ndërruar jetë regjisori i njohur shqiptar Roland Roshi.

Regjisori është ndarë nga jeta pasdite ndërkohë që po përgatitej për edicionin informativ në TVSH. Ai nuk ka arritur të mbijetojë ndonëse është dërguar me urgjencë ne spital.

Ikja e Roland Roshit, një zë brilant, regjisor, pedagog, aktor ka hidhëruar familjen, kolegët, por edhe publikun, pasi për vite të tëra ka qenë spiker lajmesh në RTSH në vitet '80.

Roland Roshi ka lindur dhe është rritur në qytetin e Përmetit. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, që sot njihet si Akademia e Arteve te Bukura.

Ka filluar pune për herë të parë në qytetin e Fierit, ne teatrin Bylis të qytetit të Fierit, ku është shquar për rolin e Avni Rustemit, tek Drama “Dy krisma në Paris”.

Për shumë vite ka punuar si regjisor me Estradën dhe Teatrin e Fierit.

Më pas puna e tij ka vazhduar ne Radio Tirana dhe në Televizion si folës lajmesh dhe si regjisor spektaklesh dhe edicionesh informative.

Homazhet në nder të regjisorit Roland Roshi, do te mbahen nesër në orën 12:00, në hollin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI