Flash

Djali i deputetit socialist u shpall në kërkim nga policia edhe një ditë para zgjedhjeve

Lapsi.al 26 September 2018
Djali i deputetit socialist u shpall në kërkim nga policia edhe

Denoncimi që bëri ish-nënkomisar Emiljano Nuhu për zyrtarë të lartë të PS-së, të cilët sipas tij, e kanë kërcënuar për të mbyllur çështjen e akuzës që rëndon mbi djalin e deputetit socialist, Rrahman Rraja, për përdhunimin e ish-të dashurës ka hapur një aferë të re me deklarata pro dhe kundër.

Në emisionin “Opinion”, gazetari Mentor Kikia ka publikuar dokumentin ku tregon njoftimin e policisë të vitit 2017, teksa shihet se djali i deputetit të PS, Rexhep Rraja ka qenë me precedent penal edhe më parë.

“Djali i deputetit, është një person me precedent penal, i kërkuar për vepra të tjera penale, është njoftimi i policisë ky që është në kërkim, që nga data 24/06/2017, ndërkohë që ky hynte dhe dilte nga komisariati dhe merrte vajzën”, - është shprehur Kikia. Bie në sy që djali i deputetit është shpallur në kërkim një ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit. Kërkimi policor zgjat vetëm 30 ditë nëse prokuroria nuk kërkon një masë arresti ose zgjatje të hetimeve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI