Flash

Daniel Osvaldo:Nuk do doja të isha Messi,ai nuk ka një jetë

Lapsi.al 26 September 2018
Daniel Osvaldo:Nuk do doja të isha Messi,ai nuk ka një jetë

Daniel Osvaldo, ish sulmues i Romës , Juventusit dhe Southampton është rrëfyer në një intervistë për gazetën Marca dhe ka treguar më shumë për tërheqjen e tij nga futbolli. Përveç kësaj ai ka dhënë detaje dhe nga  profesioni i tij i ri, prej pak kohësh Osvaldo po ndjek një ëndërr të vjetër dhe është bërë muzikant. Ai ka bandën e tij dhe madje ka realizuar disa ture, sidmos në Argjentinë.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen në këtë intervistë është deklara që ka bërë Daniel kur është pyetur për bashkëkombasin e tij, yllin e Barcelonës Lionel Messi. “Do doja të isha si Messi? Jo. Do doja të luaja si ai, por ai nuk ka një jetë. Është sikur ai po jeton brenda një burgu prej ari. Ai nuk mund të shkojë askund dhe të pijë diçka i qetë. Ndoshta atij i duket normale kjo, por mua jo. Nëse unë do i bëja dhuratë atij televizorin më të madh në botë, ai nuk do ta përdorte kurrë sepse nuk është kurrë në dhomën e tij të ndenjes për të parë televizor. Gjtihsesi ndoshta ai është mësuar, fundja Messi ka një Ferrari dhe e përdor cdo ditë për të shkuar nga shtëpia në stërvitjen që e ka vetëm 15 minuta larg”.

Të këshilluara

E kaluara e errët e Ed Sheeran

Ed Sheeran nisi të këndonte dhe t’i binte kitarës që në moshën 4 vjeçare. Kishte shumë libra për artin dhe i lexonte ato gjithë kohës. Nuk i pëlqente shkolla...

18:26

Renault në bashkëpunim me Moschino

Një nga makinat mjaft të përdorura ka një pamje të re tani. Gjatë Javës së Modës në Milano Renault zbuloi më herët Clio Moschino, veturën e re të firmosur nga s...

18:12

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI