Flash

U denoncuan duke marrë ryshfet, pranga për dy inspektorët e AKU-së

Lapsi.al 25 September 2018
U denoncuan duke marrë ryshfet, pranga për dy inspektorët e

Dy inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës janë ndaluar nga policia, nën akuzën e ryshfetit. Në pranga përfunduan Arben Gupi 51 vjeç dhe Medi Çela 49 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit E.J. 26 vjeç, banues në Durrës, kamarier në subjektin privat që u kontrollua.

"Më datë 18.09.2018, shtetasit e mësipërm në detyrë Inspektor pranë AKU-së kanë ushtruar kontroll pranë një subjekti privat dhe nuk kanë mbajtur akt konstatimi ku kamarieri i subjektit që u kontrollua u ka ofruar një sasi parash prej 8 000 lekë të reja , me qëllim që të mos e gjobisnin për mungesë të dokumentacionit higjieno - sanitar", sqaron policia, pas publikimit të rastit në "Fiks Fare".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Shpërdorimi i detyrës" në bashkëpunim dhe "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Të këshilluara

Vettingu, shkarkohet gjyqtari Fatmir Hoxha

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Fatmir Hoxha. Trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Ina Ramën dhe anëtarë Luan Daci...

17:34

Arrestohet kreu i Hipotekës në Shkodër

Policia ka arrestuar kreun e Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka. Arrestimi i tij është bërë pas një urdhëri të firmosur nga prokuroria. Mësohet se ndaj tij rëndon...

16:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI