Flash

Shtyhet pretenca për Shullazin, zbulohen emrat e prokurorëve

Lapsi.al 25 September 2018
Shtyhet pretenca për Shullazin, zbulohen emrat e prokurorëve

Ka përfunduar në më pak se 15 minuta, seanca për të dhënë pretencën në Krimet e Rënda për bandën e njohur me emrin “Shullazi”.

Prokurorët dhe avokatët e çështjes kanë qenë të pranishëm, por ajo që ka rënë në sy ishte mungesa e të pandehurve.

Trupa e prokurorëve përbëhet nga; Donika Prela, që është drejtuesja e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani, kanë qenë të gatshëm për të lexuar pretencën.

Muçi dhe Osmani janë emrat e rinj të dy prokurorëve që marrin përsipër këtë çështje. Por pas mungesës së të pandehurve, seanca është shtyrë për të martën tjetër. Avokati i Blerim Shullazit, Aldo Tabaku, nuk ishte në seancë, pasi kishte një të afërm shumë sëmurë, në gjendje kritike për jetën.

Për këtë arsye gjykata vendosi të caktojë avokat kryesisht për Blerim Shullazin dhe Endrit Qyqen që kishte refuzuar të mbrohej nga avokati Vladimir Meçe.

Ndërkohë që Prokurori Martini kërkoi që të pezullohen afatet e paraburgimit për të pandehurit.

Gjatë seancës pati dhe debate, pasi prokurorët thanë se shtyrja është bërë e qëllimshme, pasi kishin informacion se avokati i Blerim Shullazit ndodhej në oborrin e gjykatës 5 minuta para nisjes së seancës. Por kjo u kundërshtua nga avokatët e tjerë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI