Flash

Shqiptarët rrahin dy policë në Zvicër, shkak një konflikt rreth një vendparkim

Lapsi.al 25 September 2018
Shqiptarët rrahin dy policë në Zvicër, shkak një

Të premten në mbrëmje, dy policë zviceranë u thirrën në shërbim në Buchs për shkak të një konflikti rreth një vendparkimi. Por dy shtetas kosovarë, babai dhe djali, sulmuan policinë. Policët janë plagosur dhe është dashur të shtrohen në spital. Prokuroria ka filluar hetimet.

Mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:15 qendra e thirrjeve emergjente në Aarau ka marrë një alarm, sipas të cilit në rrugën “Suhrenmattweg” në Buchs është shkaktuar një mosmarrëveshje për një makinë të parkuar gabimisht, shkruajnë mediat zvicerane.

Një patrullë e policisë së qytetit Aarau ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas një kohe të shkurtër ka kërkuar përforcim, pasi situata në terren ishte përshkallëzuar. Menjëherë u mobilizuan edhe disa patrulla të policisë kantonale dhe një patrullë e policisë rajonale.

Sipas hetimeve të para të policisë, ka pasur një mosmarrëveshje mes disa personave për një automjet të parkuar gabimisht. Një 31-vjeçar kosovar kishte sulmuar një person tjetër. Policët u futën në mes për të ndërmjetësuar, pas kësaj agresori ushtroi dhunë. Më pas, në ndihmë i erdhi edhe babai i tij 66-vjeçar dhe ndërhyri në sulm. Duke përdorur gazin lotsjellës, të dy burrat u zmbrapsën dhe më pas u arrestuan nga përforcimi i marrë.

Një polic 40-vjeçar ka pësuar një lëndim në dorë dhe aktualisht nuk është në gjendje të punojë. Kolegu i tij 36-vjeçar pësoi lëndime në sy. Të dy është dashur të shtrohen në spital.

Testi i alkoolit të të pandehurit 31-vjeçar zbuloi një vlerë prej 0.4 mg/l.

Policia kantonale arrestoi përkohësisht të dy personat e akuzuar. Prokuroria publike e Lenzburg-Aarau hapi një hetim penal për shkak të dhunës dhe kërcënimit ndaj zyrtarëve si dhe shkaktimit të lëndimit të thjesht trupore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI