Flash

Senida Mesi flet në parlament për goditjen e bandës së Bajrave

Lapsi.al 24 September 2018
Senida Mesi flet në parlament për goditjen e bandës së

"Më lejoni të përgëzoj policinë dhe prokurorinë që para dy ditësh, goditi në Shkodër një prej bandave më të rrezikshme që operonte prej 20 vitesh në qytetin tim të lindjes" me këto pak fjalë, zv.kryeministrja Senida Mesi ka përshëndetur aksionin e policisë dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në goditjen e bandës së Bajrave. Pa ia përmendur emrin, pa u mburrur gjatë me stilin e Rilindjes dhe pa e zgjatur më shumë për këtë temë, reagimi i Senida Mesit vjen pas atij të ministrit Ditmir Bushati, i cili më shumë se ka përgëzuar policinë, iu përgjigj opozitës që e akuzon për përdorimin e këtij grupi në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017 në Shkodër.

Ende asnjë reagim për punën e policisë nga deputeti tjetër i Shkodrës, Luan Harusha që ka pranuar njohjen me Bajrat, për shkak të fqinjësisë që ka me ta.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI