Flash

Ronaldo mungon në Londër për çmimin Fifa The Best: shkak ndeshjet apo Modric favorit…?

Lapsi.al 24 September 2018
Ronaldo mungon në Londër për çmimin Fifa The Best: shkak
As Portugali e as ndarje çmimesh: është vetëm Juventus në mendjen e Cristiano Ronaldo. Pasi nuk u shfaq në ceremoninë e Uefa në Montekarlo, portugezi ka vendosur të mos prezantohet edhe në Londër për "Fifa The Best", ku emri i tij shfaqet përkrah Modric e Salah për cmimin e lojtarit më të mirë të sezonit. Një vendim që është motivuar për shkak të ndeshjeve të mesjavës e që të nërkurën do të shohë bardhezinjtë të impenjuar në shtëpi me Bologna pak ditë nga sfida titull me Napolin. Në fakt, do të jetë një mungesë e zhurmshme sepse tendenciozët dyshojnë se CR7 nuk dëshiron të asistojë në dorëzimin e një cmimi që sheh pikërisht mesfushorin e Real Madrid Modric si favorit. Ndërkohë, Ronaldo i gëzohet suksesit me Frosinone, duke postuar në profilin e tij në rrjetet sociale një imazh feste bashkë me Bernardeschi e të tjerët. "Një tjetër fitore e rëndësishme! Shkojmë përpara kështu djema, të gjithë së bashku!", ka shkruar portugezi.

Të këshilluara

Video/ Atalanta barazon në San Siro

Avantazhi i shpejtë ndaj Atalantës dukej se do tia bëntë të thjeshtë ndeshjen Milan, por nuk ka ndodhur kështu. Gomez ka shënuar barazimin në minutën e 54, duke...

19:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI