Flash

Problem për Inter, kundër Fiorentinës pa Spalletin

Lapsi.al 24 September 2018
Problem për Inter, kundër Fiorentinës pa Spalletin

Ka shkuar keq për Luciano Spalletti i dënuar një ndeshje skualifikim për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen Sampdoria-Inter të së shtunës pas golit vendimtar të Brozovic. Gjykatësi Sportiv ka vendosur kështu që tekniku i Inter të paguajë "për arsye se, në minutën e 49' të pjesës së dytë, menjëherë pas realizimit të golit, ka mbajtur një sjellje problematike kunddrejt Arbitrit të katërt, duke dalë nga zona teknike".

Tekniku toskan nuk do të jetë në pankinë në ndeshjen e nesërme në San Siro kundër Fiorentinës.

Një ndeshje është dënuar edhe zv/trajneri i Genoa, Carlo Regno e preparatori i portierëve, Alessio Scarpi. Mes lojtarëve të dënuar është Zajc (Empoli) me një ndeshje, ndërsa shoqëritë e gjobitura janë Milan e Torino (4.000 euro), Frosinone (3.000 euro), e Roma (2.500 euro).

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI