Flash

Lionel Messi bëhet lojtari i huaj me më shumë prezenca në La Liga

Lapsi.al 24 September 2018
Lionel Messi bëhet lojtari i huaj me më shumë prezenca në La

Nëse Lionel Messi ka mbetur i zhgënjyer pas barazimit 2-2 të Barcelona me Girona, sulmuesi argjentinas mund të ngushëllojë veten me një tjetër detaj që e dallon nga të tjerët, për ta vendosur në arkivin e tij. Në takimin e djeshëm kapiteni i Barcelonës është bërë lojtari i huaj me më shumë paraqitje në La Liga.

Me 423 paraqitjet e deritanishme në ligën spanjolle, "Pleshti" tejkalon ish-partnerin e tij të Paris Saint-Germain, Daniel Alves, i cili numëronte 422 ndeshje në La Liga të ndara mes Sevilla dhe Barça.

Por Messi mund të ishte lojtari i dytë në këtë renditje. Në të vërtetë, braziliani Donato, lojtar historik i Deportivo La Coruna, ka luajtur 466 ndeshje në La Liga. Megjithatë, ai nuk konsiderohet lojtar i huaj, pasi ka fituar kombësinë spanjolle dhe ka mbrojtur ngjyrat e La Roja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI