Flash

Kujdes nga Berahino: tre fëmijë me tre gra të ndryshme në 48 ditë për sulmuesin e Stoke

Lapsi.al 24 September 2018
Kujdes nga Berahino: tre fëmijë me tre gra të ndryshme në 48

Një futbollist që u bë, në një cast, i njohur në të gjithë botën, jo për prezantimet në fushë, por ato jashtë saj. Kjo është historia e Saido Berahino, sulmuesi i Stoke City, që në një muaj e gjysëm është bërë baba i tre fëmijëve me tre gra të ndryshme: ish-e fejuara Stephania Christoforou, ish-e dashura Chelsea Lovelace e një mikeshë infermiere me origjinë afrikane.

Sipas asaj që bën të ditur The Sun, emri i futbollistit nga Burundi shfaqet në dy certifikata lindje të dy fëmijëve që lindën në 30 maj e 17 qershor. I pari quhet Costa dhe ka lindur nga lidhja me ish-të fejuarën Stephania Christoforou, ndërsa Aniya Marie është fryt i raportit me Chelsea Lovelace. Por ka edhe një fëmijë të tretë, akoma të panjohur, lindur në 15 korrikun e kaluar nga raporti me infermieren.

Një tripletë e vecantë që bëri zhurmë shumë më tepër se performancat e tij në fushë, duke qenë se Berahino në dy vite e gjysëm ka shënuar vetëm dy gola, një nga të cilët pikërisht dy ditë më parë në ndeshjen e humbur 3-2 kundër Blackburn.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI