Flash

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza merret në pyetje, akuzohet për deklarim të rremë

Lapsi.al 24 September 2018
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza merret në

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza është thirrur në prokurori për tu marrë në pyetje. Admir Thanza është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik të këtij viti.

Ndaj tij ka nisur një procedim penal për falsifikim formulari pasi nuk ka deklaruar që nuk ka qenë i arrestuar dhe dënuar në Itali për vjedhje.

Në korrik të këtij viti gjyqtari Thanza u shkarkua nga KPK pasi rezultoi se kishte fshehur dënimin në Itali. Drejtësia e këtij shteti e ka dënuar ish-gjyqtarin në vitin 1999 me vendim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë.

Vetë gjyqtari Thanza gjatë përballjes me KPK nuk e ka pranuar konsumimin e veprës penale, por e kishte marrë përsipër veprimin e kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit që kurohej nga Itali.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI