Flash

Grupi "Bajri" del sot para gjykatës, kreu Enver Bajri dyshohet se fshihet në Belgjikë

Lapsi.al 24 September 2018
Grupi "Bajri" del sot para gjykatës, kreu Enver Bajri dyshohet se

Nëntë të pandehueit e arrestuar të operacionit OAZ do të dalin sot para gjykatës për tu verifikuar masa e sigurisë që është marrë nga gjykata në mungesë të tyre. Ndërkohë një prej të arrestuarve i shpallur ne kërkim Ener bahjri dyshohet se fshihet jashtë shqipërisë. Nëntë të arrestuarit e operacionit "Oaz" që u vunë në pranga tri dite me parë, pritet të dalin sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihen me masat e sigurisë.

Seanca është parashikuar të mbahet rreth orës 14.00 te mesditës ndërsa nuk parashikohët të këte ndonjë ndryshim nga vendimi i mëparshëm i gjykatës që ka vendosur për 11 persona arrest me burg. Ndërkohë që mësohet se një prej dy personave të shpallur në kërkim Enver Bajri, i konsideruar si kreu i grupit kriminal është jashtë Shqipërisë. Sipas burimeve policore dyshohet se ai fshihet në Belgjikë, vend ku ka qëndruar me kohë të plotë gjatë 3-4 viteve të fundit.

Referuar përgjimeve dhe hetimeve të kryera në Shqipëri dhe Holandë ai konsiderohet si personi që qëndronte në krye të grupit. Policia belge dyshon se grupi Bajri kontrollonte veprimtarinë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, gjobvënies dhe aktiviteteve të tjera kriminale në shfrytëzimin e prostitucionit.

Po sipas burimeve, gjatë zhvillimit të operacionit të premten në Shkodër, task forca qendore dhe prokuroria e krimeve të rënda kanë shmangur përfshirjen e policisë lokale duke dërguar të gjitha forcat nga Tirana, nga frika e dekonspirimit të mundshëm. Mbi të pandehurit rëndojnë akuza të rënda penale, të kryera në kuadër të grupit te strukturuar kriminal. Sipas prokurorisë, të provuara janë akuzat për dy vrasje, ndërkohë që pritet të hapen edhe dosje të reja ngjarjesh pa autor në të cilat dyshohet se janë amplikuar anëtarët e grupit Bajri.

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan

Disa minuta më parë në qytetin e Elbasanit janë dëgjura të shtëna me armë zjarri. Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 në lagjen Fushë-Mbret dhe...

20:09

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI