Flash

Milan-Atalanta 2-2: Rigoni "ngrin" San Siro në fund

Lapsi.al 23 September 2018
Milan-Atalanta 2-2: Rigoni "ngrin" San Siro në fund

Milan dhe Atalanta kanë dhuruar spektakël në San Siro ku janë ndarë në barazim 2-2 në një ndeshje të luajtur me ritëm të lartë. Serinë e golave e ka hapur Higuain (2'): Me një një goditje të jashtëzakonshme Pipita i ka dhuruar avantazhin kuqezinjve, që kanë luajtur një pjesë të parë shumë të mirë, por kanë rrezikuar të barazohen nga ish-i Paralic. Djalli vijon presionin dhe Bonaventura iu afrua dy herë dyfishimit të rezultatit: i pari ishte goli anuluar për një pozicion milimetrik jashtë loje dhe tjetri ishte një goditje me kokë.

Në pjesën e dytë Dea shtyn përpara dhe arrin topin e parë të mirë: Zapata shkon në fund dhe kroson ulët për Gomez, që befason Calabria dhe mposht Donnarumma në shtyllën e parë (54'). Përgjigjja kuqezi vjen menjëherë në aksin Suso-Bonaventura (61'): mesfushori italian pret shkurt në shtyllën e parë duke kapur përpara kohe Gollini-n dhe rivendos avantazhit. Në fund Higuain shfrytëzon depërtimin e bukur të Bakayoko por gjen vetëm pjesën e jashtme të portës. Por në kohën shtesë Rigoni "ngrin" San Siro  në minutën e 91'.

Të këshilluara

Video/ Atalanta barazon në San Siro

Avantazhi i shpejtë ndaj Atalantës dukej se do tia bëntë të thjeshtë ndeshjen Milan, por nuk ka ndodhur kështu. Gomez ka shënuar barazimin në minutën e 54, duke...

19:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI