Flash

Hakmarrja e Evra: Piquet më dogji këpucët, ndërsa unë...

Lapsi.al 23 September 2018
Hakmarrja e Evra: Piquet më dogji këpucët, ndërsa

Shakatë në një skuadër futbolli janë përfundimisht në rend të ditës. Nuk ekziston autobiografi e një futbollisti në të cilin të mos ketë të përshkruar të paktën një shaka, zakonisht absurde, që e ka bërë ose i është bërë. Edhe klubet e mëdhenj nuk janë imunë ndaj virusit të cmendurisë. Edhe në një vend që mund të duket i shenjtë si Old Trafford, futbollistët mund të duken si fëmijë shkolle. Deklaratat e fundit të Patrice Evra, gjatë emisionit A League Of Their Oën në Sky Sports, tregojnë për një histori që është futur në legjendat e klubit.

Një pjesë e historisë, mjaft e famshme, është treguar në 2016 nga Gerard Pique. Spanjolli zbuloi shakanë që i kishte bërë francezit në kohën kur të dy luanin për United. “Një ditë Patrice Evra hyri në dhomat e zhveshjes me një palë këpucë që ia kishte kërkuar Nike prej muajsh. Kishte shkruar sipër tyre emrin e fëmijëve dhe disa detaje absurde. Natyrisht sapo bëri dush, bëmë një zjarr të vogël dhe ia dogjëm …”.

Por pas dy viteve nga historia e treguar nga Piquè, vjen pjesa e dytë e historisë, këtë herë e treguar nga vetë Evra. Djegja e këpucëve e mërziti aq shumë sa kishte vendosur të merrte hak ndaj Piquè. Në mënyrën më të keqe të mundshme…. “Më dogjën këpucët. Nuk ishte fare e bukur. Ishte Gerard Piquè e në fund i bëra edhe unë dicka atij … Mora këpucët e tij, shkova në banjë dhe kreva nevojat sipër tyre “. Ja kjo ishte pjesa që katalanasi e evitoi në tregimin e tij. Ndoshta sepse këtë herë ishte vetë viktima…

Të këshilluara

Fillon Sampdoria-Inter në "Luigi Ferraris"

Fillon Sampdoria-Inter në "Luigi Ferraris". Pas fitores në Champions ndaj Tottenham 2-1, Inter do të kërkojë një tjetër sukses këtë radhë në Serie A ndaj Sampdo...

20:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI