Flash

Furnizonte Dhërmiun me kokainë, policia i gjen 107 doza në shtëpi

Lapsi.al 23 September 2018
Furnizonte Dhërmiun me kokainë, policia i gjen 107 doza në

28 persona, kryesisht me precedentë penalë janë arrestuar nga policia e Vlorës me dyshimet se lëviznin me armë apo shisnin drogë. Mes arrestimeve bie në sy kapja e Artan Agollit, një 48 vjeçar që shiste kokainë në Dhërmi. Në shtëpi iu gjetën 107 doza kokainë dhe disa miliona lekë.

▪ 107 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Kokainë".

▪ 353.000 (treqind e pesëdhjetë e tre mijë) lekë të rinj, 875 (tetëqind e shtatëdhjetë e pesë €) Euro, si dhe 100 (njëqind $) dollarë.

▪ Një automjet i markës "Mercedes Benz", një peshore elektronike, dy aparatë celularë.

Edhe në Sarandë, policia arrestoi në flagrancë shtetasin: M. K, 42 vjeç, banues në Sarandë, Menaxher dhe Banakier në një lokal. Kapja dhe arrestimi i tij u bë në lokalin ku punon pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banakun e këtij lokali, u gjet dhe u sekuestrua 4 gramë lëndë narkotike e dyshuar si "Kokainë".

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/180241162799035/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI